INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria ushqimore/ Raport tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Siguria ushqimore/ Raport tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Publikuar më: 13:27 12-09-2019

Në pikat tona doganore kanë kaluar me tonelata produket ushqimore pa praninë e ekspertëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në raportin mbi aktivitetin e AKU-së në dy vitet e fundit, KLSH nënvizon se janë disa pika doganore nga ku janë kryer mijëra kalime të pakontrolluara për shkak se numri i inspektorëve është shumë u ulët, por dhe prë shkak të neglizhencës. 

E janë jo pak por 4200 kalime ose praktika eksporti, pa miratimin e inspektoreve të AKU në dy vjet në pikën doganore të Morinës. E njëjta situatë, u konstatua në pikën e Hanit të Hotit, ku nga të dhënat e Doganës, rezulton se janë kryer rreth 4000 kalime të tjera me produkte ushqimore.
I njëjti raport nënvizon se përveç detyrimeve në fushën e sigurisë ushqimore, mos paraqitja dhe e vetë subjekteve pranë inspektorëve të AKU-së është shoqëruar edhe me mungesën e të ardhurave.
Lidhur me këtë situatë KLSH ka rekomanduar tre masa ku së pari nga AKU në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë të miratohet dokumenti i kontrollit për inspektimin në rastet e eksporteve dhe tranzitimit të produkteve. Së dyti nga AKU të intensifikohet bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë për miratimin në lidhje me tarifën e certifikatës së eksportit drejt Kosovës dhe Maqedonisë, megjithëse nga AKU, është paraqitur propozimi referuar kostos dhe së treti nga AKU të intensifikohet bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për ndërprerjen e praktikës së kryerjes së procedurave të eksportit pa praninë e inspektorëve të AKU-s dhe miratimin e inspektorëve të AKU, e cila cënon aspekte dhe detyrimeve në fushën e sigurisë ushqimore.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393