INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH vë në pikëpyetje cilësinë e ilaçeve, ja çfarë i bën të pasigurta barnat në tregun shqiptar

KLSH vë në pikëpyetje cilësinë e ilaçeve, ja çfarë i bën të pasigurta barnat në tregun shqiptar

Publikuar më: 16:47 08-07-2019

Barnat që shiten nuk janë të sigurta. Kjo raportohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë një analizë të tregut për periudhën 2017–2018. Sipas KLSH, Agjencia e Barnave nuk ka kryer analizat e barnave që vijnë nga jashtë dhe as barnat që prodhohen në vendin tonë, për më tepër as lënda e parë që ata përdorin.

KLSH gjithashtu ka konstatuar se laboratori i Agjencisë së Barnave është i paakreditur, proces ky që ka nisur që në 2015 dhe nuk ka përfunduar ende. Sipas KLSH mjetet e laboratorit janë tepër të vjetra, të viteve 60, ku nga 45 pajisje vetëm 11 janë ndryshuar së fundmi.

Sistemi i farmakovigjlencës, i cili lidhet me efektet anësore të medikamenetve që konsumohen sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, pothuajse nuk ekziston. Ndërkohë që Agjencia e Barnave nuk kryen inspektime në të gjitha subjektet farmaceutike tregtare dhe farmacitë e spitaleve janë lënë plotësisht jashtë kontrollit.

“Mungesa e inspektimeve në nivelet e duhura në depot farmaceutike, për kushtet në të cilat ruhen barnat, si dhe për mjetet e transportit që përdoren për qarkullimin e tyre, tregon për mos organizimin e duhur të inspektimeve, papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave”, theksohet në raport. Sipas KLSH të vetmet inspektime janë kryer kur Ministritë e Shëndetësisë ngriti një taskforce, por nga 1600 subjekte u inpektuan vetëm 380.

Article Logic
Execution time: 0.0026211738586426