INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë shkaktarët e dëmit ekonomik? KLSH rendit tre më madhorët

Kush janë shkaktarët e dëmit ekonomik? KLSH rendit tre më madhorët

Publikuar më: 10:46 18-03-2019

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë “fajtorët” e dëmeve ekonomike përgjatë vitit 2018. Tatimet rezultojnë shkaktari kryesor i dëmit ekonomik, të pasuara nga shitja e qiradhënia e pronës shtetërore bashkë me koncesionet. Ndërsa doganat janë në vendin e tretë të listës së shkaktarëve të dëmit ekonomik, të pasuara nga Prokurimet Publike. Këto të dhëna kanë dalë nga analiza e Kontrollit të Lartë të Shtetit për strukturën e dëmit ekonomik sipas sektorëve.
Për vitit 2018, janë konstatuar dëme në para në shumën 213 miliardë lekë. Nga shkeljet në zbatimin e legjislacionit tatimor është konstatuar një total dëmi financiar prej 13.2 miliardë lekësh. Nga keqadministrimi i Pronës Shtetërore të dhënë me Qira dhe Koncesione është konstatuar një dëm ekonomik me vlerë totale rreth 6.8 miliardë lekë. Në fushën e doganave është konstatuar një dëm prej 2.1 miliardë lekësh ndërsa në fushën e Prokurimeve Publike është konstatuar dëm në vlerën e 1.1 miliardë lekëve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas këtyre konstatimeve ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori 122 drejtues të mesëm e të lartë si përgjegjës për dëmin financiar.

Article Logic
Execution time: 0.0036537647247314