INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të reduktoni stresin? Ju mjafton një letër dhe një laps

Si të reduktoni stresin? Ju mjafton një letër dhe një laps

Publikuar më: 16:52 13-07-2018

Të shkruash rreth emocioneve pozitive ju ndihmon të reduktoni stresin dhe ankthin. Është ky përfundimi në të cilin ka arritur studimi më i fundit i publikuar nga revista e psikologjisë britanike.

Studimi britanik tregon se edhe nëse shkruani për eksperienca pozitive duke u nisur edhe nga emocionet që të sjell një libër, apo ndjenja dashurie ju ndihmon të reduktoni stresin dhe ankthin e në këtë mënyrë do të keni më pak dhembje koke.

Prandaj është shumë e thjeshtë të luftoni stresin ju mjafton një copë letër dhe një stilolaps.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se të shkruash rreth emocioneve negative, të nxjerrësh jashtë atë c’ka të bllokon kraharoin të ndihmon në shëndetin mendor. Kjo me sa mesa duket sjell përfitime në cdo anë të shëndetit.

Stresi ndikon në shëndetin tuaj fizik, kështu që mendohet se përmirësimet në mirëqenien mendore mund të ndalojnë që njerëzit të sëmuren fizikisht.

Hulumtimet kanë treguar se të shkruarit rreth emocioneve negative ju mban larg mjekun .

Nëse shkruani për ndjenjat negative ju ndihmon të kuptoni emocionet dhe mendimet negative që qarkullojnë në mendjen tuaj. Dhe nëse fokusoheni vetëm në emocionet pozitive ju do të jeni më të shëndetshëm mendërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273