INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si reagoi kampi i Hillary Clinton [VIDEO]

Si reagoi kampi i Hillary Clinton [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 09-11-2016

Deklaratat nga kampi i Clinton kanë qenë të pakta përgjatë natës, ndoshta nga fakti se situata ishte në dukje e pashpresë edhe në momentet kur ajo ishte ende në lojë.

Këto nënkuptuan edhe deklaratat e kryetarit të fushatës së saj, në momentet kur kandidatja demokrate për Presidente të Amerikës ishte ende matematikisht në lojë por me votat në rënie të vazhdueshme. John Podesta iu drejtua të gjithë votuesve dhe përkrahësve të Clinton duke iu thënë që të shkonin në shtëpi dhe të flinin pak gjumë. Ai deklaroi se do flisnin të nesërmen pasi të numëroheshin të gjithë votat, pasi vetëm ateherë do të kishin diçka më shumë për të thënë. Podesta i falenderoi të gjithë për entuziazmin e treguar dhe shfaqi bindjen se asgjë nuk kishte përfunduar dhe “do ta merrnin këtë në shtëpi”. Kjo ishte deklarata e parë dhe e vetme nga kampi i saj, ndërsa të vetmet fjalë nga vetë Hillary Clinton duket se i ka dëgjuar vetëm Donald Trump, i cili tha se ajo e mori në telefon për ta uruar për fitoren. Në fund të ditës doli fjala e Trump, Hillary Clinton iku për të fjetur gjumë.

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041