INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si po shkon lidhja?! Sara tregon takimin e DJ PM me prindërit e saj: Babi kërkoi të dinte...

Si po shkon lidhja?! Sara tregon takimin e DJ PM me prindërit e saj: Babi kërkoi të dinte...

Publikuar më: 12:36 29-03-2022

Sara Berisha ishte e ftuar sot në “Wake Up” ku foli për eksperiencën jashtë Big Brother VIP dhe lidhjen me PM. Sara tha se po i kushtojnë shumë kohë njëri-tjetrit. Ata janë takuar me disa prej familjarëve ndërsa nuk ka munguar biseda me babain e saj, i cili pas pak javësh ka kërkuar të mësojë ecurinë e njohjes së tyre.

Sarah: Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe, ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut ndërsa mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me PM si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë.

Sa i përket largimit nga familja për t’i dedikuar vëmendje partnerit, Sarah tha se ndodh që prindërit të mërziten pasi nuk shkon shumë shpesh në Durrës.

Sarah: Këtë periudhë, duke qenë se PM vjen shumë shpesh këtej, kur vjen ia dedikoj të gjithë kohën atij. Në Durrës shkoj vetëm në fundjavë ose shkoj e kthehem brenda ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104