INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ka ndryshuar niveli i pagave në Shqipëri dhe në raport me shtete e tjera?

Si ka ndryshuar niveli i pagave në Shqipëri dhe në raport me shtete e tjera?

Publikuar më: 10:20 08-04-2019

Pagat në Shqipëri janë rritur që prej vitit 2000. Po rritjet kanë qënë aq të papërfillshme sa jemi shumë larg pagave të shteteve të tjera europiane. Marrim një shembull. Në vitin 2000 paga mesatare bruto në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse ishte sa 13% e nivelit të pagave në Gjermani, ndërsa në vitin 2018 ato arritën në rreth 30% nivelit te pagave të Gjermanisë. Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën u renditën në vendet me nivelin me të ulët të pagave ndër vendet në tranzicion në raport me Gjermaninë.
Sa i përket pagave bruto në raport me Fuqinë Blerëse vetëm Sllovenia e tejkaloi pragun prej 70% të nivelit Gjerman. Ecuria historike e nivelit të pagave ka treguar se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranzicion lidhet me paga më të larta. Nga ana tjetër niveli i pagave në Republikën Çeke, Poloni, Rumani, Kroaci, Estoni dhe Hungari arriti në vitin 2018 sa 60% e nivelit të pagave të Gjermanisë. Por shumica e vendeve në vendet në zhvillim regjistrojnë paga 40% deri në 50% të nivelit gjerman. Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30%.

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703