INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Shumë xheloz', Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Bora

'Shumë xheloz', Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Bora

Publikuar më: 21:32 11-10-2021

Bora dhe Donaldi po bëjnë muaj të ndarë, por vazhdojnë komentohen duke qenë se asnjëri prej tyre nuk foli drejtpërdrejt lidhur me ndarjen dhe atë çfarë ndodhi mes tyre. Mediat raportuan se shkak i ndarjes u bë xhelozia e Donaldit dhe ky i fundit ka folur për herë të parë gjatë një bisede me Palomën në "Big Brother VIP".

Donaldi me përgjigjet e tij la të kuptohet se shkak i ndarjes ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori preferoi që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”. 

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mia po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Article Logic
Execution time: 0.0045499801635742