INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë të sëmurë dhe pak shtretër, ja si renditet Shqipëria në rajon e Europë

Shumë të sëmurë dhe pak shtretër, ja si renditet Shqipëria në rajon e Europë

Publikuar më: 09:30 29-08-2019

Sëmundjet po shtohen, ndërsa shtretërit në spitalet tona po pakësohen. Problemi i mungesës së shtretërve në spitale,  në veçanti në ato të Tiranës është trajtuar shpesh dhe është denoncuar nga pacientë të shumtë që u është dashur të rrijnë korridoreve duke pritur të lirohet një shtrat që ata të marrin mjekimin.

Por si renditemi ne në krahasim me rajonin dhe Europën? Shqipëria qëndron mes vendeve me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave pak ditë më parë, përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në Europë.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Rekordin për numër shtretërish e mban Gjermania. Në ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë për 1000 banorë është 8.1, duke mbajtur kështu rekordin në Europë.

Vendet e tjera me një numër të lartë shtretërish për 1000 banorë janë Austria me 7.5, e ndjekur nga Bullgaria me 7.2, Hungaria me 7 dhe Çekia me 6.9.

Ndërsa ndër vendet me numrin më të ulët renditet Suedia, ku sipas përllogaritjeve për 1000 banorë ka 2.4 shtretër në dispozicion. Me një diferencë të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë 2.6 shtretër për 1000 banorë, të ndjekura nga Turqia me 2.8, Irlanda me 2.9 dhe Spanja me 3.

Article Logic
Execution time: 0.0021750926971436