INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo të gjithë në Shqipëri kanë akses në burime uji të sigurta, raporti zbulon përqindjen

Jo të gjithë në Shqipëri kanë akses në burime uji të sigurta, raporti zbulon përqindjen

Publikuar më: 09:55 29-08-2019

Një përqindje e popullatës së Shqipërisë nuk ka akses për të konsumuar ujë nga burime të sigurta. Sipas një raporti të OBSH-së të publikuar nga revista britanike “The Independent” në vendin tonë 10 përqind e popullësisë nuk konsumon ujë nga burime të sigurta. Një gjendje e tillë karakterizon edhe vendet e tjera të Ballkanit. Në Greqi raportohet një siguri më e lartë.

Vendet problematike vijojnë të jenë disa shtete afrikane, të Lindjes ë Mesme si dhe Amerikës Latine. Por cilat burime ujë konsiderohen të sigurta? Sipas raportit, për t’u konsideruar “i sigurt”, një burim uji i pijshëm duhet të jetë i lirë nga patogjenët dhe nivelet e larta të substancave të dëmshme. Në nivel global, shqetësimi kryesor shëndetësor është ndotja nga prania e baktereve si E.coli. Në shumë vende, uji mund të jetë i kontaminuar nga ujërat nëntokësore të cilat preken nga elementet e gabuara, ose kontejnerët që njerëzit përdorin për të mbajtur dhe ruajtur ujin mund të përmbajnë gjurmë të baktereve.

Organizata Botërore e Shëndetit / Programi i Monitorimit të Përbashkët të UNICEF-it i jep këto të dhëna që përfshijnë monitorim në 17 vitet e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666