INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen studentët e ngujuar, “Ik, ik”, të rinjtë nxjerrin jashtë përfaqësuesit e ministrive [VIDEO]

Shtohen studentët e ngujuar, “Ik, ik”, të rinjtë nxjerrin jashtë përfaqësuesit e ministrive [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 14-01-2019

"Ik, ik", me këto thirrje janë pritur sot përfaqësuesit e dy ministrive, të Ekonomisë dhe të Arsimit, në Fakultetet e Tiranës. Pas këtyre thirrjeve, dy përfaqësuesit e ministrive u larguan nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Situata ka qënë e ngjashme edhe në fakultetet e tjera. Të ngujuarit tek Fakulteti i Ekonomisë e komenuan për IN News kështu praninë e përfaqësuesve të qeverisë: “Përfaqësuesit e ministive nëse janë me idetë e zotit kryeministër t’i mbajën për vete”, tha një studente.

Sakaq, sot edhe pse temperaturat janë të ulëta, në koridoret e fakulteteve janë shtuar studentët që protestojnë. Në IN TV ata tregojnë si i kalojnë netët e ftohta. “Gjatë natës mundohemi që të ngrohemi me batanije, të qëndrojmë në klasa sa më të vogla lehtësisht të ngrohshme”, u shpreh një student.

“Është shumë e vështirë po thjeshtë na motivon ideja se çfarë na pret pastaj”, u shpreh një vajzë që prej 4 netësh qëndron në fakultet.

Këtë të hënë janë ngujuar veç studentëve të Ekonomikut, Arkitekturës dhe Juridikut dhe të tjerë nëpër fakultete të tjera, madje dhe në rrethe e vendit. Me studentët e Tiranës janë bashkur edhe ata të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Në muret e fakulteteve ata ka vendosur mesazhe të reja që tregojnë për vijimin e rezistencës.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0070018768310547