INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënë për herë të 3-të?! Flet për herë të parë Ami!  

Shtatzënë për herë të 3-të?! Flet për herë të parë Ami!  

Publikuar më: 16:36 12-09-2021

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan dy ditë më parë përvjetorin e 11-të të martesës së tyre. Çifti publikoi disa foto në Instagram, ku shfaqeshin duke darkuar dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Dyshja, që kanë dy fëmijë, Joelin dhe Sian, u përfolën se do ta merrnin për herë të tretë titullin ‘prindër’. Dyshimet nisën nga fotografitë e Amardës në rrjete sociale, të cilat i bënë ndjekësit të aludojnë se moderatorja po fsheh diçka. Gjatë pushimeve, ajo pozonte pas Ermalit ose me një çantë para barkut për ta fshehur atë.

Mirëpo, Amarda ka thënë për “Prive” se lajmet rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta dhe se nuk do të sjellë në jetë një fëmijë të tretë. Dyshja duket se janë të plotësuar me djalin dhe vajzën dhe tani për tani nuk po mendojnë për zgjerimin e familjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607