INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzania ndryshon planet e Beyonce

Shtatzania ndryshon planet e Beyonce

Publikuar më: 14:42 08-02-2017

Ajo bëri të ditur javën e kaluar lajmin se po pret binjakë me bashkëshortin e saj Jay Z dhe të rejat kaq të mëdha vijnë me ndryshime të mëdha.

Raportohet se Beyonce do të marrë gjithçka shumë ngadalë në mënyrë që të mos dëmtojë shtatzaninë. Edhe pse mbretëresha Bey nuk do të lejojë që gjendja e saj të ndërhyjë me punën, do të duhet t’i përshtatet situatës dhe performancat e saj do të jenë më pak shpërthyese se zakonisht. Dhe “më pak shpërthyese” për Beyonce është një ndryshim kolosal. Por diva e muzikës nuk do të heqë dorë nga nata e madhe në Grammy, duke konfirmuar kështu prezencën e saj në skenë. Natyrisht duke i bërë llogaritë me barkun që i është fryrë shumë, kështu harrojini fishekzjarret në skenë.

beyooo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273