INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarizohet Radas! Arsyeja do t’ju habisë të gjithëve!

Shqiptarizohet Radas! Arsyeja do t’ju habisë të gjithëve!

Publikuar më: 13:15 01-02-2019

Numri i të huajve kthehet në një “makth” për Skënderbeun. As tri largimet e fundit (Benejam Demte, Arnaud Guedj dhe Saliou Giundo) nuk sjellin shpëtim për kampionët në fuqi të vendit. Me afrimin e Kuasi Sibo dhe Marko Pervan, te korçarët mbeten sërish 8 ekstrakomunitarë. Kur dihet që në fushë lejohen vetëm 4, praktikisht Orges Shehit i mbetet që 4 të tjerët t’i llogarisë për stolin.
Për këtë arsye është parë si zgjidhje që Taipi me Asanin (që janë momentalisht të pajisur me pasaporta serbe) të aplikojnë për nënshtetësinë e dytë. I pari ka filluar procedurat për t’u pajisur me pasaportë maqedonase, ndërsa i dyti me atë kosovare. Por, kur dihet që procedurat zgjasin, për të rregulluar disi situatë kanë menduar edhe një plan B.
RADAS Për këtë shkak është parë e udhës që Marko Radas të nisë procedurat për të marrë pasaportë shqiptare. “Panorama Sport” ka arritur të mësojë ekskluzivisht se kapiteni i korçarëve është i gatshëm që të marrë nënshtetësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766