INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk zmbrapsen, bashkë me turqit europianët e vetëm që kërkojnë azil

Shqiptarët nuk zmbrapsen, bashkë me turqit europianët e vetëm që kërkojnë azil

Publikuar më: 14:14 14-03-2019

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët vijojnë të qëndrojnë në listën e 10 azilkërkuesve më të mëdhenj në Bashkimin Europian, duke zënë vendin e 9-të. Së bashku me turqit, shqiptarët janë europianët e vetëm të listës. Shifrat zyrtare tregojnë se në 2018 kërkesat për azil për herë të parë fiksohen në 19,025 të tilla. Thuajse gjysma e tyre, ose më saktë 44%, pra 8,280 kanë pasur si destinacion Francën.

Në Francë shqiptarët janë azilkërkuesit e dytë më të mëdhenj pas afganëve. Në Irlandë shqiptarët janë të parët në listë, edhe pse me vetëm 460 kërkesa, ndërkohë që në Islandë janë të dytët në listë.

Në të gjithë Bashkimin Europian, shqiptarët përfaqësojnë rreth 3% të totalit prej 580 mijë azilkërkuesish. Shifrat tregojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë ka rënë ndjeshëm në krahasim me 2017 apo edhe vitin 2016, duke u përgjysmuar thuajse. Në 2017 ishin 26 mijë dhe, në 2016, 32 mijë. Gjithsesi të dhënat për azilkërkuesit shqiptarë në total, pra jo ata që janë aplikantë për herë të parë, flasin për rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445