INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i PD/ Kandidati po mbahet në burg dhe i bëhet presion të pranojë mandatin për deputet

Denoncimi i PD/ Kandidati po mbahet në burg dhe i bëhet presion të pranojë mandatin për deputet

Publikuar më: 14:25 14-03-2019

Partia Demokratike në Fier ka denoncuar se njëri prej kandidatëve për deputet për mbahet në qeli për arsye se nuk pranoi mandatin e deputetit.

Kreu i PD së degës Fier, Luan Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit. "I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë. Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë", u shpreh Baçi. Kandidati Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533