INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk po preferojnë më telefonat fiks, po i zëvendësojnë me…

Shqiptarët nuk po preferojnë më telefonat fiks, po i zëvendësojnë me…

Publikuar më: 12:06 09-07-2019

Shqiptarët gjithnjë e më pak po preferojnë të kenë në shtëpitë e tyre telefona fiks. Me kalimin e viteve vendin e tyre po e zenë smartphone-t.
Në çdo 100 banorë, në Shqipëri ka afro 8.4 abonime në telefoninë fikse, duke shënuar rënie gjatë viteve të fundit. Në vitin 2009, kishte 12.25 abonime për 100 banorë. Megjithatë, krahasuar me rajonin, Shqipëria mbetet pas me numrin e abonimeve, duke u renditur e fundit.

Në rajon, numrin më të lartë të abonimeve në telefoninë fikse e ka Serbia, me 37.5 për 100 persona, gati 4 herë më e shumë se në Shqipëri. Më pas, renditet Mali i Zi me 24.19 abonime për 100 persona, Bosnjë dhe Hercegovina me 21.65 dhe Maqedonia me 17.34.
Të gjitha vendet e rajonit kanë një numër më të lartë abonimesh se mesatarja botërore prej 13.15, ndërsa Shqipëria është ende larg.
Në ndryshim nga telefonia fikse, numri i abonimeve për telefonat celularë nw Shqipwri wshtw 119.38 për 100 banorë, duke u renditur e treta në rajon. Pra është e qartë se ka qytetarë shqiptarw që kanë më shumë se një telefon celular. Në vend të parë renditet Mali i Zi me 166.10, i ndjekur nga Serbia me 124.06. Të tre vendet kanë një normë mbi mesataren botërore me 104.49.
Po përdorimi i celularëve pritet të shtohet, pasi qytetarët e Ballkanit prej disa ditësh falë marrëveshjeve mes qeverive do të kenë çmime më të lira të roamingut.
Çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë me 65%, ndërsa për internet deri në 78%.
Nga 1 korriku, thirrjet dalëse do të kushtojnë 0.15 nga 1.75 euro që kanë qënë, ato hyrëse 0.047 euro nga 0.50 euro që ishin në muajt e mëparëshëm dhe çmimet e internetit nga 2 euro për MB, ranë me 0.04.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229