INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Voltana Ademi ka thënë nuk do e lëshoj zyrën, ja çfarë thotë pasardhësi

Voltana Ademi ka thënë nuk do e lëshoj zyrën, ja çfarë thotë pasardhësi

Publikuar më: 12:39 09-07-2019

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, i zgjedhur nga votimet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, i është përgjigjur kryebashkiakes aktuale të Shkodrës, Voltana Ademi, e cila një ditë më parë iu drejtoi një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke iu kërkuar të ngrinin një komision ndërkombëtar, në mënyrë që të dorëzonte detyrën te pasardhësi i saj.

Pjetri i thotë Ademit se nuk ka nevojë për ndërhyrje të ndërkombëtarëve. “Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën. Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë”, ka deklaruar Valdrin Pjetri.
I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e opozitës për shtimin e votave në kuti, ai është shprehur se, “Nuk jam ne dijeni te ketyre anomalive. Kam marre 10.2% te votave dhe ne demokraci kjo eshte e mjaftueshme per te qene kryetar bashkie”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032768249511719