INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri mes socialistëve, Manja-Finos: Mos ma drejto gishtin mua, nuk jam…

Plas sherri mes socialistëve, Manja-Finos: Mos ma drejto gishtin mua, nuk jam…

Publikuar më: 11:59 09-07-2019

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar sot me përplasje mes socialistëve. Deputeti i PS-së, bashki Fino i ka kërkuar të dhëna Avokatit të Shtetit, Artur Metani mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.
Teksa Metani e ka quajtur “zoti deputet”, Fino është indinjuar dhe ka kërkuar më shumë respekt.
“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtazi kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.
Më pas sherri ka vijuar mes Finos dhe Ulsi Manjës.
“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino.
Ndërsa Manja, i është përgjigjur duke i thënë se nuk është shoku i tij.
“Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku yt unë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986