INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët mes venezuelianëve dhe kolumbianëve, rrisin kërkesat për azil në vendet e BE-së

Shqiptarët mes venezuelianëve dhe kolumbianëve, rrisin kërkesat për azil në vendet e BE-së

Publikuar më: 09:15 11-06-2019

Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Mes azilkërkuesve të shumtë janë dhe shqiptarët. Në katër muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO.

Një numër i madh azilkërkuesish janë nga Venezula, shtet i cili prej kohësh ndodhet në konflikte të ashpra. Venezuela është e goditur rëndë nga kriza ekonomike dhe në mars renditej pas Sirisë dhe para Afganistanit si një ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë.
Sipas raportimit të "Funkemedien- Gruppe" numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.
Një shtet tjetër me numër të lartë kërkesash është Kolumbia dhe Gjeorgjia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104