INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomia shqiptare në stanjacion, mijëra persona dalin nga skema e sigurimeve

Ekonomia shqiptare në stanjacion, mijëra persona dalin nga skema e sigurimeve

Publikuar më: 09:31 11-06-2019

Të dhënat për punësimin nuk janë optimiste. Sipas të dhënave administrative, në total janë 15.6 mijë persona që kanë dalë nga skema e sigurimeve në 6 muaj. Treguesi “Të punësuar sipas burimeve administrative dhe sektori bujqësor”, që raporton të punësuarit që paguajnë sigurime shoqërore, dhe merren nga Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve, në fund të marsit 2019, në vend kishte 502.5 mijë të punësuar në sektorin privat jo bujqësor, ose 44.5% të të punësuarve gjithsej. Në raport me tremujorin e fundit të 2018-s, numri i të punësuarve ka rënë me 6,226 persona (që përkon me mbylljen e lojërave të fatit), ndërsa në tremujorin e mëparshëm, ishte shënuar një rënie me 9,335 persona. Pra në total, në gjashtë muajt e fundit kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore 15.6 mijë të punësuar nga sektori privat.

Kjo rënie erdhi pasi në tremujorin e tretë 2018 ishte shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të punësuarve (13.4 mijë persona) e lidhur kryesisht me efektet sezonale të turizmit dhe faktit që tatimet nisën një aksion për të reduktuar informalitetin në këtë sektor.
Por, duket se ekonomia private nuk ka arritur të gjenerojë vende të qëndrueshme pune, teksa në fund të tremujorit të parë 2019, në listëpagesat e bizneseve kishte vetëm 734 të punësuar më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773