INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptaret e rekrutuara nga ISIS. 26-vjeçare nga Kosova udhëheqëse e kampit të grave [VIDEO]

Shqiptaret e rekrutuara nga ISIS. 26-vjeçare nga Kosova udhëheqëse e kampit të grave [VIDEO]

Publikuar më: 18:30 21-11-2017

Një grua nga Mitrovica, Qamile Tahiri është një nga drejtueset e luftëtareve të organizatës terroriste Islamike (ISIS). 26-vjeçare nga Mitrovica e cila shkoi së bashku me të burri në "Shtetin Islamik" besohet se drejton një kamp të grave të ISIS në Siri. Aty strehon gra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.  Të gjitha gratë shqiptare drejtohen nga Tahiri. Ajo gjithashtu shërben si një rekrutuese online e grave të huaja. Burri i Qamile Tahirit u vra në luftime e megjithatë ajo ka gjetur rolin e vet në ISIS.  Së bashku me 2 fëmijët e saj ajo ka preferuar të qëndrojë në Siri, duke injoruar apelin e familjes, për tu kthyer pranë tyre. Edhe një tjetër grua nga Kosova mësohet se qëndron përkrahë Tahirit. Bëhet fjalë për Laura Hysenin nga Ferizaj e cila shkoi të luftonte përkrahë organizatës terroriste bashkë me burrin e saj Arbnor Uksmajlin dhe fëmijët e saj. Arbnori u vra. Edhe pse familja Uksmajli bëri përpjekje nuk arriti ti kthente në Kosovë.   Më shumë se 70 femra shqiptare janë bërë pjesë e organizatës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS). Të dhënat e Qendër Ndërkombëtare për Studimin e Ekstremizmit të Dhunshëm tregojnë se 44 gra nga Kosova ju bashkuan organizatës terroriste.” Ato që shkuan në Siri dhe Irak zakonisht janë rreth moshës 20 vjeç, të martuara në moshë të re të cilat pranojnë format e reja konservatore të Islamit. Nga rastet e studiuara rezulton se para se të merrnin vendimin për tu bërë pjesë e luftës së shtetit islamik kanë përjetuar ndonjë ngjarje traumatike. Shkalla e kthimit për gratë kosovare është vetëm 9%  ndërsa për burrat 44 për qind. Shumica e grave nga Kosova në ISIS ofruan vetëm funksione mbështetëse si gra për luftëtarët. Përjashtim bën rasti i Qamile Tahirit.  2.200 është numri i grave që vlerësohet të jenë pjesë e organizatës së ISIS.

Article Logic
Execution time: 0.0039851665496826