INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burri dhe motra u vranë nga vajza e multimilionerit ukrainas.  Oksana bën thirrje për drejtësi

Burri dhe motra u vranë nga vajza e multimilionerit ukrainas. Oksana bën thirrje për drejtësi

Publikuar më: 18:27 21-11-2017

Vajza që u zgjua nga koma pas një përplasjeje horror me makinë ka bërë thirrje për drejtësi. Pasi u kthye nga vdekja ajo mësoi lajmin tragjik, në atë aksident humbi bashkëshortin dhe motrën. Oksana Berchenko u plagos rëndë nga Alyona Zaitseva, bija 20-vjeçare e multi-milionerit ukrainas Vasily Zaitsev, e cila humbi kontrollin e mjetit ndërsa udhëtonte me shpejtësi. Oksana ishte në koma për gjashtë ditë dhe ende ndodhet nën kujdes intensiv.

Alyona-Zaitseva.jpg

Tani, katër javë pas aksidentit, asaj i është dhënë lajmi i keq. Burri i saj Alexander Evteev, 27 vjeç dhe motra Diana 22-vjeçare ishin midis gjashtë të vrarëve. Pamjet nga aksidenti i tmerrshëm, i cili ndodhi në qendër të qytetit Kharkiv më 18 tetor, tregojnë vajzën e oligarkëve që godet një grup këmbësorësh. Prindërit oligarkë të Alyona-s dyshohet se kanë ofruar para hapur si "kompensim" për viktimat dhe të afërmëve të tyre. "U bë një muaj që nga momenti kur jeta ime e lumtur u shndërrua në makthin më të keq", tha Oksana në një mesazh të regjistruar në telefonin celular. "Atë ditë burri im i dashur, personi më i ndritur dhe më i zgjuar, u vra në vend dhe motra ime që e donte jetën më shumë vdiq më vonë. Numri i jetëve të shkatërruara nga ky aksident është më i madh se numri aktual i njerëzve të vrarë"-shprehet e aksidentuara. Oksana u bëri thirrje dëshmitarëve, policisë, prokurorëve dhe gjykatësit që të refuzojnë ryshfetet që mund të ofroj multi-miliarderi ukrainas. "Do të doja të flisja me çdo person që ka lidhje me këtë tragjedi. Në asnjë mënyrë,mos pranoni" tha ajo.

Sisters-Oksana.jpg

"Nëse jeni dëshmitar, jepni dëshminë tuaj në sallën e gjyqit. Nëse jeni një hetues, gjykatës ... një prokuror , zgjidheni këtë rast në mënyrë të drejtë sipas ligjit. Nëse ju ofrohet një ryshfet, zgjidhni drejtësinë dhe detyrën tuaj. Mos i merrni këto para, mos u bëni pjesë e vrasjeve që do të mbeten të pandëshkuara"- apeloi Oksana. Ajo gjithashtu ju lut familjeve që të mos pranonin ndonjë pagesë të ofruar. "Kjo ndodhi më 18 tetor, por nuk dimë se kush mund të jetë në këtë situatë nesër," tha ajo. “Unë dua të besoj se ka mbetur pak drejtësi në këtë vend dhe Zaitseva do të dënohet në mënyrën më të vështirë për largimin e të dashurve të mi. Ajo shkatërroi jetën e shumë njerëzve të tjerë ". Oksana tha se trashëgimtarja nuk do të mundet "të kthehet në të njëjtën mënyrë jetese që kishte më parë", e se duhet ti jepet dënohet. Maksimumi që ajo mund të dënohet është dhjetë vjet. E mbetur tashmë e ve, Oksana tha: "Dhe çfarë më mbetet mua? Motra ime e dashur nuk do të më buzëqeshë më, dhe Sasha ime (pseudonimi i Aleksandrit, burrit të saj) nuk do të më përqafojë kurrë dhe pse ai gjithmonë do të jetë me mua". Babai i saj, Igori 55 vjeç, tha: "Oksana rri shtrirë në krevat, duke shikuar në tavan. Dhe ne shohim sesi lotët dalin nga sytë e saj pa pushim".

Diana_Berchenko.jpg

Oksana ka plagë të thella në fytyrën e saj, plagë në kokë dhe legenin e thyer rëndë. Sapo ajo të jetë rikuperuar, do tu nënshtrohet ndërhyrjeve të gjera plastike. 11 pagesa prej rreth 1.400 euro janë bërë për secilën nga viktimat. Pagesa mësohet se është bërë nga nëna 40-vjeçare e Zaitsevës, e cila ka përdorur emrin Tetyana Pavlivna Ivanova, njoftoi një kanal televiziv rus. Ajo kishte ofruar më parë "kompensim" për viktimat. Nëna e Aleksandrit, Svetlana, është zemëruar pasi ka gjetur paratë e paguara në llogarinë e saj, pa u lajmëruar për këtë gjë."Unë dua ti kthej ato. Ne jemi si qentë për ta. Ata na hedhin një kockë. Kjo është e gjitha. Duhet ta kuptoni, ajo nuk do të dënohet, jo në një vend si tonin"-tha nëna e Aleksandrit. Pas aksidentit, Zaitseva, që kishte veshur çizme të një marke luksoze me vlerë 1.055 paund qau në gjykatë, pasi lirimi me kusht u refuzua dhe u arrestua në paraburgim.

Article Logic
Execution time: 0.0047240257263184