INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Shqiponja'' Khabib Nurmagomedov tallet keq me DRAKE, shihni çfarë ka bërë: Kikiii...[VIDEO]

''Shqiponja'' Khabib Nurmagomedov tallet keq me DRAKE, shihni çfarë ka bërë: Kikiii...[VIDEO]

Publikuar më: 22:15 16-10-2018

Babai i Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse djali i tij do të duelonte ndaj Floyd Mayweather në të ardhmen, duke shtuar se do të ftonte për stërvitje ish-boksierin amerikan të peshës së rëndë Mike Tyson dhe për ta patur në staf gjatë duelit. Mayëeather dhe Nurmagomedov prej disa ditësh kanë shprehur dëshirën për t’u përballur mes tyre në një duel boksi në Las Vegas gjatë 2019-ës, për të përsëritur atë që boksieri amerikan bëri një vit më parë me Conor McGregor.

Siç duket kjo sfidë po e tërheq shumë Khabibin dhe ai ka postuar një video të animuar në Instagram, ku shihet në ring përballë Floyd dhe aty del Drake me flamurin rus duke thënë “Kiki”, por që Khabibi i animuar e godet me grusht.

Më pas Drake shkon në anën e Floyd ku nërtet sërish “Kiki” dhe Khabib e godet.

Arsyeja? Drake është një mik i Conor dhe vuri bast 1 milion dollarë për të në ndeshjen ndaj Khabib.

Article Logic
Execution time: 0.0029280185699463