INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendi më plazhet më të ndotura në Evropë

Shqipëria vendi më plazhet më të ndotura në Evropë

Publikuar më: 14:12 04-09-2017

Shqipëria rezulton si vendi më plazhet më të ndotura ndër 28 vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas një studimi nga Agjencia Evropiane e Mjedisit midis 92 plazheve të monitoruar ka rezultuar se vetëm 56 prej tyre kanë një cilësi të mjaftueshme, e 18 të tjera kanë një cilësi jo të kënaqshme.
Ndërsa shteti i cili rezulton me cilësinë më të pastër të ujërave rezulton Luksemburgu
Në 2016-n Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) ka monitoruar 21,667 plazhe në Europë, prej të cilëve 21,344 janë pjesë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndër të tjera, pjesë të monitorimit ishin Shqipëria dhe Zvicra për të cilat u raportua cilësia e ujit për 323 plazhe
.Nga 2015 në 2016, 94 plazhe në Europë ndryshuan status nga ujë me cilësi të dobët në ujë me cilësi të mjaftueshme apo të mirë. Vendet me numrin më të lartë të plazheve ku cilësia e ujërave është përmirësuar nga i dobët në të mjaftueshëm janë Franca me 24 plazhe, Shqipëria me 16 plazhe dhe Mbretëri e Bashkuar me 13 plazhe.

Nën mbikëqyrjen e Direktivave të ujërave të Plazheve vlerësohet se 13 plazhe (apo 14% e totalit të vendeve ku mund të bëhet plazh) u klasifikuan me cilësi shumë të dobët. Në krahasim me 2015-ën ka pasur një përmirësim të dukshëm, pasi në atë vit vendet me cilësi të dobët ishin 31 (apo 39% e totali).

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043