INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vend i pasigurt për gratë dhe vajzat

Shqipëria vend i pasigurt për gratë dhe vajzat

Publikuar më: 11:49 11-07-2016

Organizata WomanStats, ka publikuar hartën e fundit në lidhje me sigurinë fizike kundrejt grave. Vendi ynë konsiderohet si ndër shtetet më problematike në kërë drejtim.
Nuk është studimi i parë që femrat vendosen në një pozicion jo të mirë krahas meshkujve, edhe  më parë të tjera studime kanë treguar diskriminim të femrave në disa fusha si ajo e pronës, trashëgimisë, pagës, punësimit, etj.
Sipas studimit, krahas Shqipërisë, në të njëjtin nivel renditen edhe vendet e tjera Ballkanike si Mali i Zi, Maqedonia.
Me tregues më të mirë në këtë studim duket se janë shtetet europiane si Francë, Spanjë, Portugali, Danimarkë, që konsiderohen fizikisht të sigurta. Sipas Monitor, nivel të moderuar shfaqin shtete të tjera europiane si Italia, Norvegjia, Britania, si dhe SHBA-të. Shtetet që kanë mungesë të theksuar sigurie fizike janë ato afrikane dhe aziatike.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701