INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Dallas ishte planifikuar një sulm i madh ndaj policisë

Në Dallas ishte planifikuar një sulm i madh ndaj policisë

Publikuar më: 12:00 11-07-2016

Sulmi në Dallas mund të kishte marrë përmasa edhe më tragjike nëse vrasësi Micah Johnson do kishte zbatuar deri në fund planin e tij.

Shefi i Policisë së Qytetit, David Brown, deklaron se përveç vrasjeve të 5 oficerëve të policisë dhe plagosjes së 7 të tjerëve, agresori po planifikonte edhe një tjetër sulm të madh.

25-vjeçari, gjatë përballjes me policinë, i tha negociatorëve se ishte zemëruar për vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia dhe se donte që të vriste oficerë të bardhë. Mësohet se ai kishte bërë praktikë me shpërthimet me eksploziv.

Hetuesit po përpiqen që të gjejnë kuptimin e inicialeve R.B., të cilat vrasësi i shkroi me gjakun e tij pranë vendit ku u vra nga një bombë e policisë. Ky ishte një ndër sulmet më të përgjakshme ndaj policisë amerikane që prej ngjarjes famëkeqe të 11 shtatorit.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277