INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për armët në absurd, ja ndryshimet e reja

Ligji për armët në absurd, ja ndryshimet e reja

Publikuar më: 12:04 11-07-2016

Në ligjin “Për armët” ka një absurd. Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përpara komisionit të Sigurisë Kombëtare, gjatë proezantimit të ndryshimeve ligjore. Për Ministrin e Drejtësisë ndryshimet ligjore në këtë ligj ishin domosdoshmëri, në kushtet kur në ligjin aktual kishte një absurd, siç deklaroi Manjani.
Ylli Manjani:
“Ligji për armët, kishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi. Ka vakum në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Riformulim të nenit në frymën e vendimit të Kushtetueses. Gjithkush dënohet sipas ligjit të kohës. Nga ligji i ri përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi, jo ata që kanë një vendim të formës së prerë”.
Për ligjin e armëve,  Gjykata Kushtetuese e pati rrëzuar më herët nenin për ashpërsimin e dënimit të armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha se duhet ti kërkohet Presidentit të Republikës falje për personat që janë dënuar sipas dispozitave të ashpra të këtij ligji.
 Spartak Braho:
“Kërkojini Presidentit falje dënimi për personat që janë dënuar sipas dispozitave të ashpra të këtij ligji. Nuk ka sens të qëndrojnë në burg”.

Article Logic
Execution time: 0.0018899440765381