INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria taksë të lartë për qëndrimin e turistëve

Shqipëria taksë të lartë për qëndrimin e turistëve

Publikuar më: 12:21 30-03-2017

Në vende të ndryshme të botës turistët për 24 orë qëndrim paguajnë një taksë edhe në vendin tonë aplikohet një e tillë. Por në krahasim me shumë vende të rajonit e kemi më të lartë.
Aktualisht shifra llogaritet në 1 euro dhe paguhet për çdo turist, për netqëndrim.
Rreth një vit më parë kjo taksë u bë me normë fikse, pasi në vendi tonë mungon sistemi i klasifikimit të yjeve të hoteleve që ajo të jetë e ndryshme. Në krahasim me disa vende të rajonit, kjo taksë është disi më e lartë në Shqipëri. Kështu Kroacia e llogarit nga 0.3 euro në 1 euro, Kosova e ka 0.8 – 1 euro (për hotelet me pesë yje, ndërsa nuk zbaton taksim për hotelet e tjera).
Greqia zbaton një taksë fjetjeje në 0.5 euro për person dhe kjo është një shifër minimale. Maqedonia e llogarit disi më të lartë nga ne nga 0.7 euro në 1.5 euro.
Sipas tourism-review.com vendet që e kanë më të lartë këtë taksë në Europë janë Belgjika dhe Italia.  Udhëtarët që vendosin të vizitojnë Belgjikën janë të detyruar të paguajnë 42, 56 ose 70 euro për 7 netqëndrimi në hotele me 3, 4, ose 5 yje.
Në Itali, qyteti me taksën më të lartë është Roma me 49 euro për 7 net qëndrimi. Më pas renditen Firence, Venecia apo Milano me 35 euro. Përjashtim bën Venecia ku taksa zbatohet për 5 ditët e para, ndërsa në qytetet e tjera të Italisë taksa aplikohet vetëm për 10 ditët e para.

Article Logic
Execution time: 0.004047155380249