INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në prag të 1 prillit, rritet tensioni mes PS e LSI [VIDEO]

Publikuar më: 12:13 30-03-2017

Tensionohet edhe më tej situata mes dy partive kryesore në koalicionin e majtë, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në prag të 1 prillit, datës kur dy forcat e majta vendosen që të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 2013, eksponentët kryesore të dy forcave politike po lëshojnë akuza ndaj njëra tjetrës. Saimir Tahiri ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila një ditë më parë përmes Luan Ramës deklaroi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës. Nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook, Tahiri thotë se LSI me këtë qëndrim po i “shkel” syrin Partisë Demokratike.
Reagimi në facebook i Saimir Tahirit:
“Ndaj LSI le të thotë me mirë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës dhe kjo mund të jetë e mirëkuptueshme. Por kështu nuk shkon, sepse jo vetëm nuk vriten dy zogj me një gur në këtë rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!
Nejse, ne u mësuam me këtë standard të çuditshëm ku një partner në koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozitë!
Për ne s'ka asnjë dilemë. Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, për të reformuar rrënjësisht Shqipërinë. Jemi të vetëdijshëm se kostot e reformave apo mangësitë e qeverisjes, edhe në sektorët ku drejtojnë kolegët e LSI, jo vetëm s'i ndajnë me ne, po mesa duket duan t'i kthejnë në fature elektorale kundër PS".
Në reagimin e tij Luan Rama sqaroi vendimin e LSI mbi zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.
Luan Rama:
“LSI nuk është regjistruar për Kavajën sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjen e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë në këtë proces. Ne kemi qenë kundër kandidaturës edhe kryebashkiakut të kaluar, e konsiderojmë këtë një çështje të PS. Nuk jemi pjesë e këtij procesi në Bashkinë e Kavajës. Ne nuk mendojmë njësoj, as si PD dhe as si Saimirit. Saimiri tha se nuk është e nevoja para 6 muajsh nxjerrja e ushtrisë për kanabisit. Saimiri tha se nuk është e nevoja para 6 muajsh nxjerrja e ushtrisë për kanabisit”.
Ndërsa sa i përket cështjës së koalicionit me PS Luan Rama thotë:
Luan Rama:
“Në jemi në koalicion, jemi të përgjegjshëm në partneritet, por koalicion do të thotë të dëgjosh, të dëgjohesh, të pyesësh dhe të të pyesin”.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146