Sot, në Dublin ora 12:00 caktohet fati i Shqipërisë në goglat për rrugëtimin e saj drejt eliminatoreve të Europianit 2020. Në total janë 55 skuadra, të cilat të gjitha luftojnë për një vend, në këtë kompeticion ku nuk ka asnjë shtet mikpritës, por do të zhvillohet në shumë vende të Europës.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panucci janë në vazon e katërt të këtij shorti dhe pritet që në grup të kenë skuadra mjaft të forta. Shqipëria mund të luajë me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, përveç atyre të vazos së 4. Një mundësi është që në grup të jemi edhe me ekipin e Serbisë.
Nga krahu tjetër, kombëtarja e Kosovës nuk mund të përballet me ekipin e Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë, ndërsa Spanja nuk rivalizohet dot me Gjibraltarin.
Grupet e kualifikueseve janë 10 gjithsej. 5 prej tyre do të përbëhen nga 6 skuadra dhe 5 të tjera me nga 5 skuadra. Pra, fillimisht do të shikohet numri i skuadrave në grup.
Së dyti nga vazo, e cila ndodhet Shqipëria patjetër do të ketë në grupin e saj 3 skuadra më të forta se vetja dhe 2 ose 3 më të lehta, nëse fati është me ne.
Dy të parat e çdo grupi kualifikohen në Europian automatikisht, ndërsa 4 skuadra të tjera do të caktohen nga përballjet në “Play-Off”.
Kristian Panuçi, Armand Duka dhe Ilir Shulku përbëjnë delegacionin kuqezi në Dublin. Trajneri italian sigurisht që do të provojë të arrijë suksesin e Xhani De Biazit dhe për këtë fakt mori konfirmimin nga ana e federatës.









10 Dec 2025 





