Florian Marku po na bën krenar kudo me paraqitjet e tij. Luftëtari shqiptar i arteve të përziera marciale ka bërë debutimin e tij edhe në boksin profesionist, ku ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj serbit Nikola Janicijevic.
Ndeshja është zhvilluar në Ulm të Gjermanisë, dhe nuk ka zgjatur më shumë se një raund pasi Marku ka fituar me nokaut.
Për Markun kjo ishte fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa në MMA kampioni ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka 7 fitore.
Qëllimi i tij i madh është arritja e dyluftimit në kafazin e UFC-së.








10 Dec 2025 





