INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria ''po zbrazet''! Po qeveria gati strategjinë se si do ta ''mbushë''[VIDEO]

Publikuar më: 10:28 30-11-2018

Të dhënat e institucioneve ndërkombëtare për largimin e shqiptarëve janë në nivele shumë të frikëshme. E më shumë shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e të larguarve dhe atyre që dëshirojnë të ikin janë profesionistë në fushat e mjekësisë apo dhe shkencës.
E në këto kushte ku vendi po “zbrazet” qeveria ka nxjerrë për konsultim strategjinë kombëtare për migracionin dhe planin e veprimit duke parashikuar një sëri masash. Ku më e rëndësishmja është ajo që i dedikohet politikave të efektshme të migracionit për motive punësimi.
Strategjia çon vëmendjen edhe tek ndryshimi i qëndrimit që vendi ynë ka ndaj të punësuarve të huaj. Madje strategjia nënvizon se qasja në të ardhmen e afërt duhet të jetë e ngjashme me vendet fqinje sot pjesë e BE që për sektorë të caktuar dhe në bazë të kërkesës së tregut bëjnë punësime me kontrata afatgjata për të huajt. Kjo me sa duket do të sjellë “mbushje” të vendit tonë me shtetas të huaj.

Në strategji thuhet qartë se në të ardhmen e afërt, Shqipëria, njësoj si shumë vende fqinje të BE-së, do të duhet të marrë në konsideratë ofrimin e skemave specifike për tërheqjen e profesionistëve të huaj dhe punëtorëve të kualifikuar në sektorët me kërkesë të lartë përfshi këtu edhe kombinimin e lejes afat-gjatë të qëndrimit dhe të punësimit. Pra do të huajt që do të vijnë në Shqipëri do të kenë lehtësira.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373