INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SPASH: Qeveria po i lë të paarsimuar fëmijët. Kush e pësoi nga tekstet falas

SPASH: Qeveria po i lë të paarsimuar fëmijët. Kush e pësoi nga tekstet falas

Publikuar më: 16:14 20-10-2018

Qeveria shqiptare vendosi që të pajisë 190 mijë nxënës me tekste shkollore falas por nga ana tjetër librave të klasave të tjera u është dyfishuar çmimi. Ky denoncim vjen nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë e cila parqet një situatë problematike në arsim. “Falas librat për 190 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasën e katërt, por çmimet për librat e nxënësve të tjerë u dyfishuan”-shprehen drejtues të sindikatës.
Sipas përfaqësuesve të kësaj sindikate mungesa e investimeve nga ana e qeverisë është bërë shkak që mijëra fëmijë të mbeten të paarsimuar. Gjendja e vështirë ekonomike i detyron ata që të braktisin shkollën dhe të punojnë. 7 mijë fëmijë në të gjithë vendin nuk shkojnë në shkollë. Politikat e ndjekura ndaj profesionit të mësuesit tregojnë sipas sindikatës mos vlerësim ndaj kësaj kategorie.
Problematikat që shqetësojnë arsimin dhe punonjësit e këtij sektori u bën publike në Kongresin e 7-të, ku drejtuesit e sindikatës premtuan se do nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e interesave të mësuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273