INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesë e grupit kriminal?! Zbulohen përgjimet që ''fundosën'' Stresin, reagon babai i tij: Stresi ju ka kërkuar...[FOTO]

Pjesë e grupit kriminal?! Zbulohen përgjimet që ''fundosën'' Stresin, reagon babai i tij: Stresi ju ka kërkuar...[FOTO]

Publikuar më: 17:40 20-10-2018

Pasi mediat publikuan përgjimet telefonike të këngëtarit Arkimed Lushaj dhe faktin që ai kishte komunikuar me anëtarë të grupit “Bajri”, vjen dhe reagimi i babait të tij, Sali Lushaj. Përmes një postimi në Facebook, Lushaj sqaron arsyen përse i biri ka patur këtë komunikim, ndërsa i cilëson si shpifje lajmet e publikuara nga media. Sipas Lushajt, këngëtari ka qenë në koncerte disa herë në lokalin e tyre dhe ka komunikuar për të marrë pagesat që i takojnë.

POSTIMI

“Miremengjesi o miqte e mi! Ju falenderoj per mbeshtetjen qe me keni dhene dhe kurajon e forte qe me keni dhene ku ma keni shtuar dhe me shume. Sot pashe flete-rrufene Tema sikur une paskam nderhy te prish shenjat e gishtave te Stresit. Nje shpifje e radhes e felliqur. Por kur shof nga dalin keto shkrime, as nuk me shqetesojne aspak. Ndersa per sa i perket komunikimit te Stresit me Bajrat, kjo eshte e vertete se ka shkuar e ka kenduar tek lokali i tyre disa here, por ka shkuar kundrejt pageses si me gjithe te tjeret. Ju ka kerkuar leket qe i takojne. Ata qe jane te interesuar te shpifin e trillojne te shofin dhe reklamen e atyre nateve qe ka performuar aty. Mua çfaredo qe shkruajne e provokojne nepermes shkrimit te tyre, e cilado media nuk e kane shansin ma te vogel te bie pre e provokimeve te tyre. Ju falenderoj shume”.

sagdag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391