INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkë deri në vdekje. Një çift i moshuar hidhen nga kati i 6 në Berat

Bashkë deri në vdekje. Një çift i moshuar hidhen nga kati i 6 në Berat

Publikuar më: 10:29 30-11-2018

Tronditet qyteti i Beratit. Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme. Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Kujtim dhe Keze Agalliu, rreth 80 vjeç, dyshohet se janë hedhur nga kati i 6-të.

Sipas të dhënave të para ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur “Pjeshkorja”. Ndërkohë ende nuk ka detaje mbi shkaqet që kanë çuar çiftin e moshuar në këtë vendim fatal për jetën e tyre.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen”.

Dyshimet e para flasin për një vetëflijim të çiftit të të moshuarve të cilët jetonin vetëm ndërsa fëmijët i kishin jashtë shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719