INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria po shpopullohet. 5 vitet e fundit 26 mijë banorë më pak

Shqipëria po shpopullohet. 5 vitet e fundit 26 mijë banorë më pak

Publikuar më: 11:27 06-10-2017

Shqipëria po shpopullohet. Numri i qytetarëve vijon të pakësohet vit pas viti. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit vendi është zvogëluar me rreth 26 mijë banorë. Këto janë të dhënat e INSTAT, e cila ka bërë një pasqyrë të popullsisë së vendit për 5 vitet e fundit, nga 1 janari i 2012 deri në 1 janar të 2017. Në analizën e të dhënave thuhet se janë dy faktorë kryesorë që kanë reflektuar këtë ulje të popullsisë përgjatë 5 viteve të fundit. Shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit neto, janë dy arsyet e zbritjes me plot 26 mijë banorë në vendit tonë. Sipas të dhënave migracioni neto negativ ka luajtur një rol thelbësor në rënien e popullsisë në vendin tonë, por pavarësisht kësaj shtesa natyrore ka ardhur në rënie dhe, edhe pse vazhdon të jetë pozitive nuk mund të plotësojë boshllëkun që shkakton migracioni neto. Sipas të dhënave gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Mësohet se norma bruto e lindjeve llogaritet mesatarisht 11 lindje për mijë banorë gjatë vitit 2016. I lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve që kanë emigruar, duke ndikuar drejtpërdrejt në pakësimin e popullsisë. Por ka pat=sur edhe qytete të cilët në këtë periudhë nuk kanë pasur rënie të popullsisë. Dy qarqet e mëdha si Tiranë, Durrësi por dhe Vlora kanë pasur rritje të popullsisë gjatë këtyre 5 viteve, ndërkohë që qarqet e tjera përgjithësish kanë pasur rënie të numrit të banorëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.004101037979126