INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria për përballjen vendimtare ndaj Andorrës, Kosova pret Bullgarinë

Shqipëria për përballjen vendimtare ndaj Andorrës, Kosova pret Bullgarinë

Publikuar më: 15:38 25-03-2019

Në mbrëmje kuqezinjtë e Ervin Bulkut do të kenë sfidën e dytë për eliminatoret e “Euro 2020” me Andorrën.

Pas humbjes turpëruese me Turqinë, ku ekipi tregoi një nivel taktik shumë të dobët loje dhe që ngjante tërësisht pa ide në fushë, kjo ndeshje e radhës duhet të jetë ajo e rikthimit. Vetë trajneri Bulku në fjalën e tij shpjegoi se ekipi është gati dhe me përgjegjësinë e plot mbi supe u shpreh se nuk do të pranojë një humbje tjetër.

Formacioni i Shqipërisë pritet të jetë goxha sulmues në këtë ndeshje. Bulku i ndihmuar edhe nga trajneri Sulejman Mema duket se do të sjellin një transformim në formacion. Përveç sulmit dilema ka edhe në qendër të mbrojtjes, me Ismajlin që pritet të mos jetë titullar.

Ndërkohë, në stadiumin “Nacional” thuhet se do të ketë afro 2 mijë të pranishëm. Kuqezinjtë do të mbështeten nga rreth 200 shqiptarë

Në krahun tjetër Kosova do të presë Bullgarinë për ndeshjen e parë kualifikuese në grupin A.

Kosova përpara kësaj ndeshje kishte miqësoren me Danimarkën, ku u vu re një lojë mjaft sulmuese e dardanëve , me danezët që patën goxha në vështirësi dhe rrëmbyen një barazim të mundimshëm.

Ekipi kompakt i Kosovës, me plot talente të reja dhe strategun Chandler pritet të jenë surpriza e këtij Europiani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044221878051758