INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nuk zhgënjen, mposht 2-0 Moldavinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim!

Shqipëria nuk zhgënjen, mposht 2-0 Moldavinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim!

Publikuar më: 21:39 11-06-2019

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e katërta në grupin H eliminator të Europianit, u mbyll me 2-0 për të kuqtë. Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi golin e parë për kuq e zinjtë, duke ndezur atmosferën në shkallet e stadiumit.

Ekipi shqiptar është përpjekur disa herë edhe gjatë pjesës së parë për të gjetur rrugën e rrjetës, por ka ishte i pafatë, ndonëse po dominoi lojën. Shanset e Kombëtares për kualifikim janë të pakta, duke parë që kuqezinjtë duhet të luftojnë me Francën për vendin e dytë. Shqipëria dhe Moldavia janë ndeshur tre herë në të kaluarën, teksa në dy sfida kuqezinjtë janë shpallur fitues, ndërsa një tjetër është mbyllur në barazim. Dy kombëtaret gjenden në pozicionet 4 dhe 5 në kuotën e 3 pikëve dhe një fitore e mundshme do i jepte kredite të mjaftueshme për të vijuar ëndrrën që të dërgon në Europianin e vitit 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0031149387359619