INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, miqësore me Katarin më 29 maj

Shqipëria, miqësore me Katarin më 29 maj

Publikuar më: 16:32 25-02-2016

Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar një tjetër ndeshje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi do të luajë më 29 maj kundër Katarit. Konfirmimi vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila saqron se sfida do të luhet në fushë asnjëanëse, në stadiumin e Kampfenberg në Austri, ndërsa për t’u përcaktuar mbetet vetëm orari.

Megjithëse Katari nuk është një emër i madh, por skuadra aziatike është përmirësuar shumë vitet e fundit, duke u ngjitur në vendin e 78-të të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s. Kjo edhe për faktin se Katari po investon shumë te futbolli, pasi në vitin 2022 do të presë finalet e Kupës së Botës. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në përgatitjet e saj përpara debutimit në Euro 2016.

Gjithsesi, testi i forcës për skuadrën e Gianni De Biasi do të jetë miqësorja e Vienës mundër Austrisë më 26 mars. Po ashtu, kombëtarja kuqezi ka zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër më 5 qershor vetëm gjashtë ditë nga ndeshja e parë kundër Zvicrës në finalet e Euro 2016.

Këto janë ndeshjet e zyrtarizuara deri tani, ndërsa Federata po punon për gjetjen e një kundërshtari tjetër për datën e lirë të FIFA-s më 29 mars.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102