INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta telefonon Gianni De Biasi-n. Ja çfarë i thotë për kombëtaren

Meta telefonon Gianni De Biasi-n. Ja çfarë i thotë për kombëtaren

Publikuar më: 10:38 20-06-2016

Ilir Meta ka zgjedhur të flasë direkt në telefon me trajnerin e ekipit kombëtar Gianni De Biasi, për ti përcjellë urimet për fitoren historike të Shqipërisë përballë Rumanisë. Meta thotë se ndëshja ishte e jashtëzakonshme, ndërsa kombëtarja Shqiptare tregoi se fryma e grupit mund të kapërcejë çdo vështirësi.
Njoftimi:
“Djemtë e ekipit kombëtar i dhanë krenari gjithë kombit shqiptar dhe dhanë një leksion të shkëlqyer se si fryma e grupit dhe ekipit mund të kapërcejnë çdo vështirësi dhe sesi ëndrrën mund ta kthejnë në realitet. Urimet më të përzemërta për lojën e zhvilluar, për solidaritetin e ekipit dhe fitoren. Fitorja e mbrëmshme është një mesazh i madh për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Është një mesazh i sakrificës, i përkushtimit, i kohezionit dhe drejtimit me vision”.
Ilir Meta ka një mesazh urimi dhe për tifozët kuq e zinj.
Njoftimi:
“Urimet më të përzemërta dhe të gjithëve tifozëve kuq e zi, të cilët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme i dhanë zemër djemve të kombëtares për paraqitjen dinjitoze në finalet e këtij kampionati evropian, si dhe treguan vlerat më të mira të kombit tonë me shfaqjen e jashtëzakonshme kuq e zi në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga ekipi kombëtar”.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771