INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, vjen dhe humbja e katër

Shqipëria, vjen dhe humbja e katër

Publikuar më: 19:39 25-02-2016

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit për femra ka regjistruar humbjen e katërt në 4 ndeshje të zhvilluara deri më tani të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, kësaj here përball Italisë.

Shqipëria rezistoi vetëm 5 minuta loje, me rezultatin që ishte 8-10 për italianet, të cilat para pushimit të parë arritën të krijojnë një epërsi +11 duke shënuar 9 pikë radhazi. Në periodën  e fundit të lojës, Italia arriti të thellojë më tej shifrat duke fituar krejt takimin 86-40. Ky ishte suksesi i 4-tërt radhazi për italianet, që janë tashmë një hap larg kualifikimit.

Shqipëria ka zhvilluar deri më tani ndeshjet me Britaninë e Madhe dhe Malin e Zi dhe dy ndeshjet me Italinë atje dhe në Tiranë.

Vetëm pak kohë më parë është dhënë leja për të luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, i cili ende nuk plotëson të gjitha kushtet bazike. Ndeshjet e radhës Shqipëria do t’i luajë po në Tiranë, përball Malit të Zi më 19 tetor dhe më 23 tetor kundër Britanisë së Madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225