INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria merr ''notën 4'' në Ballkan. Nuk zbaton detyrat në sektorin e energjisë

Shqipëria merr ''notën 4'' në Ballkan. Nuk zbaton detyrat në sektorin e energjisë

Publikuar më: 11:55 26-11-2018

Komuniteti i Energjisë publikoi raportin e fundit të monitorimit të sektorit të energjisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në të paktën dy nga katër masat e buta që duhet të zbatohen Shqipëria dhe Bosnja jo vetëm që nuk kanë përparuar, por kanë bërë hapa pas. Në analizë citohet se zhvillimi i tregut lidhur me bursën ka pasur pak përparim. Aktualisht vetëm Serbia ka një bursë ku kryehen transaksionet. Ndërsa Maqedonia rezulton të ketë bërë pak progres nga korriku 2018 e në vazhdim. Raporti sqaron se hapat për caktimin e kompanive përgjegjëse për operimin e tregjeve janë të vonuara në Shqipëri dhe në Mal të Zi. 

Detyra e dytë ku Shqipëria dhe Bosnja kanë ngecur duke mbetur sërish pas pjesës tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor është ajo e masave të ndërthurrura. Në këtë pjesë në analizë merret mënyra sesi është rregulluar furnizmi me energji i konsumatorëve sipas tensionit.
“E drejta e konsumatorëve për të ndryshuar furnizues është ende e papërmbushur në Shqipëri dhe në Maqedoni, ku pritet që të realizohet para vitit 2019. Ky trend është përcaktues për zhvillimin e konkurrencës në treg veçnaërisht duke pasur parasysh që çmimet e rregulluara në një nivel nuk mundësojnë apo japin iniciativa për furnizuesit që të hyjnë në tregje” citohet në raport.
Masa ku Shqipëria paraqitet më mirë se rajoni madje nga korriku e në vijim ka edhe progres është ajo e alokimit të kapaciteteve rajonale. Kurse lidhur me balancimin ndërkufitar rekordin e mban Bosnja, e cila ndiqet nga Serbia dhe Mali i Zi, ndërkaq Shqipëri nuk e ka përmbushur këtë detyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553