INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qau në emisionin e Ermal Mamaqit, Presidenti Meta publikon VIDEON e blogeres së njohur për Shqipërinë

Qau në emisionin e Ermal Mamaqit, Presidenti Meta publikon VIDEON e blogeres së njohur për Shqipërinë

Publikuar më: 19:17 10-11-2018

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka postuar një video në rrjetet sociale ku ka zgjedhur të falenderojë publikisht blogeren e njohur Alyne, e cila u bë e e njohur në vendin tonë gjatë emisionit të Ermal Mamaqit.

Blogerja Alyne përmes një materiali filmik ka promovuar vendet e bukura të Shqipërisë.

Në promovimin e saj, Alyne nuk heziton ta quajë Shqipërinë si diamantin e kontinentit të Europës.

“Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan. @dearalyne NasDaily”, shkruan Meta.

 

 

 

Alyne ishte e ftuar së bashku me të dashurin e saj blogeri Nuseir. Ajo qau gjatë emisionit pas pyetjes së Kejvinës e cila iu drejtua Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline teksa qante.

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088