INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama: Në tragetin e Vlorës nuk do e fusja as Saliun se do më vinte keq

Edi Rama: Në tragetin e Vlorës nuk do e fusja as Saliun se do më vinte keq

Publikuar më: 19:16 10-11-2018
Buxhetin e caktuar për infrastrukutrën, kryeministri Edi Rama ua prezantoi qytetarëve të Vlorës, të cilëve u premtoi shumë investime, mes të cilave edhe një target të ri. “Për sa i përket portit të Vlorës ishim sot aty po bëhet një investim shumë serioz por drejtuesit tonë të qarkut, ministrit (Damian Gjiknurit) i kam thënë: o sezonin e ardhshëm ju bie vlonjantëve target që merition të quhet target, ose nuk mund të jesh më jo drejtues por as deputet në Vlorë. Traget për vlonjatët jo një magazinë që lëvizë nëpër det ku edhe vetë Saliun nuk do e fusja se do më vinte keq jo më vlonjatët. Besoj se Damiani (ministri Gjiknuri) do e marrë shumë seriozisht dhe do të ishte mirë që tragetin ta shikonim përpara sezonit dhe ky traget që është sot në Vlorë të zhduket e të mos vijë më kurrë në Vlorë”, u tha Rama qytetarëve të Vlorës duke u premtuar se brenda këtij mandati qeverisës në qytetin bregdetar do të bëhet dhe aeroporti. “Brenda këtij mandati Vlorën ne do e bëjmë me aeroport, pa diskutim”, deklaroi shefi i qeverisë.
Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381