INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria merr masa të reja në Rinas për gjurmimin e kriminelëve, trafikantëve dhe klandestinëve

Shqipëria merr masa të reja në Rinas për gjurmimin e kriminelëve, trafikantëve dhe klandestinëve

Publikuar më: 13:27 30-07-2019

Për zbulim më të shpejtë të kriminelëve, trafikanëve apo emigantëve ilegale Shqipëria po merr një vendim të rëndësishëm. Qeveria do të blejë një sistem elektronik që mbledh të dhënat për të gjithë ata që kalojnë kufirin. Sistemi quhet API dhe jep informacione për udhëtarët.

Kjo masë përshkruhet në ligjin për kontrollin kufitar dhe synon ndryshimin e legjislacionit me qëllim zbatimin e një prej direktivave të Bashkimit Europian.
Pas këtyre ndryshimeve kompanitë e fluturimeve ajrore do t’i dërgojnë Policisë Kufitare dhe të Migracionit informacion për pasagjerët që udhëtojnë me mjetin e tyre në raste kur kanë dyshime se mund të jenë emigrant të paligjshëm, terroristë, trafikantë apo të dyshuar për veprime të tjera të kundraligjshme. Nëse i dyshuari identifikohet informacioni i pasagjerit duhet të dërgohet menjëherë tek autoritetet ligjzbatuese që operojnë në kufi.
Po brenda 24 orëve, policia kufitare duhet të fshijë informacionin paraprak për pasagjerët, përjashtohen rasteve kur ato janë të nevojshme për autoritetet ligjzbatuese në funksion të ruajtjes së rendit e sigurisë kombëtare.
Transportuesi i pasagjerëve, i cili nuk deklaron të dhënat, i jep ato të remë ose të paplota do të gjobitet nga 500 mijë lekë deri në 1 milion lekë.
Kurse kur ai shkel detyrimet më shumë se njëherë mund të pezullohet përkohësisht ose i heqet licenca.

Article Logic
Execution time: 0.0043678283691406