INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GRABITJA në Rinas, vajza e Admir Murataj ngre padi! Kërkon vrasësin e të atit

GRABITJA në Rinas, vajza e Admir Murataj ngre padi! Kërkon vrasësin e të atit

Publikuar më: 12:05 02-05-2019

Avokati Arbër Hoxhaj, me prokurë të vajzës së Admir Muratajt, paditi në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vranë e vranë atë pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Familja hedh dyshime se Admir Murataj u vra qëllimisht nga policia pasi uniformat blu nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas pretendimeve të familjes Murataj, Admiri nuk ka qëlluar me armë ndaj policisë, pra ai nuk është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me efektivët e FNSH-ë, shkruan shqiptarja.com
"Admir Murataj është qëlluar për t'u vrarë. Ai që e ka qëlluar duhet të vendoset përpara drejtësisë. Mundet që edhe punonjës të policisë ta kenë qëlluar për ta vrarë dhe kjo duhet hetuar për t'u vënë përpara drejtësisë", tha avokati.
Ai është pyetur se përse po vonohet çertifikata e vdekjes, pasi nuk është dorëzuar në gjykatë, si dokument i nevojshëm për të mbyllur procesi gjyqësor ndaj Admir Muratajt, avokati u përgjigj: “Detyrimin ligjor e ka organet ligjzbatuese. Këto janë çështje procedural”.
Admir Murataj me origjinë nga Tropoja, ishte shpallur në kërkim që në vitin 2013, kur u arratis nga burgu grek i Trikallasë dhe mbi të kanë rënduar shumë akuza. Ai u vra pas grabitjes së 9 prillit. Murataj, ishte i dyshuari kryesor dhe i tre grabitjeve të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727