INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me nivelin më të ulët jetik. Ekspertët: Ekonomia në ngërç[VIDEO]

Shqipëria me nivelin më të ulët jetik. Ekspertët: Ekonomia në ngërç[VIDEO]

Publikuar më: 15:13 16-10-2018

Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon. Duke ju referuar raportit më të fundit të FMN, eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu në një intervistë për In News thotë se kjo tregon dhe nivelin ekonomik të vendit. Në fakt Shqipëria ka performancën më të ulët nga 24 vende në tranzicion për të ardhurat për frymë, duke qënë shumë larg nivelit që paraqesin vendet në rajon, madje dhe Kosova.
‘’Shqipëria ka 1800$/ frymë në total kundrejt 2800$ që e ka Maqedonia, ndërsa Serbia 7800$/ frymë’’ ka thënë Shehu.
Ekonomia shqiptare sipas ekspertëve është në ngërç dhe klima e biznesit jo vetëm që është përkeqësuar, por është selektive.
‘’ Klima e biznesit shprehet më mirë në investimet e huaja, ka dhe një indikator tjetër që është riinvestimi.. Kemi një ngërcc ekonomik dhe në vend ka politika që sponsorizojnë grupe apo sektorë të caktuar, mungon konkurrenca e lirë dhe e hapur dhe perspektiva për të ardhmen është e zymtë’’ ka thënë Shehu. Shqetësuese për Sherefedin Shehun janë dhe koncesionet që kjo shumicë ka firmosur.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385