INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardi Veliu 1 orë tek Krimet e Rënda për audiopërgjimin e Alizotit

Ardi Veliu 1 orë tek Krimet e Rënda për audiopërgjimin e Alizotit

Publikuar më: 14:36 16-10-2018

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë sqarime për rreth 1 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e video-përgjimit "Babale 2", ku Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga Veliu. Veliu është marrë në pyetje nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri, por pas largimit ai nuk ka pranuar të flasë për mediat. Mësohet se kreu i policisë i ka qëndruar deklarimeve të dhëna fillimisht se nuk është i përfshirë në shoqërimin e Fredi Alizotit nga Fieri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  çështje për të cilën do të pyetet edhe drejtori i Policisë së Fierit. Ndërkohë, nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha dhe më pas do të ketë një ballafaqim mes Hoxhës dhe Fredi Alizotit. Policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga PD. Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje duke pranuar që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit me urdhër të prokurorit të çështjes. Policia thotë gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes “Babale”. Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, sipas policisë, nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do

Article Logic
Execution time: 0.0058579444885254