INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ia del, fiton ndaj Uellsit të Gareth Bale! Thyhet kjo ''tabu'' pas 5 vitesh [VIDEO]

Shqipëria ia del, fiton ndaj Uellsit të Gareth Bale! Thyhet kjo ''tabu'' pas 5 vitesh [VIDEO]

Publikuar më: 22:55 20-11-2018

Shqipëria është kthyer te fitorja pas 3 humbjesh dhe një barazimi të marrë në katër ndeshjet e fundit. Një rezultat i rëndësishëm ky për lojtarët e Chrstian Panucci-t, të cilët duhet të reagonin pas humbjes së thellë 4-0 të pësuar në Nations League kundër Skocisë.

Pjesa e parë nuk ka qenë e mirë për kuqezinjtë, të cilët kanë rrezikuar të mbeten me 10 lojtarë pas reagimit të pashpjegueshëm të Talunat Xhaka-s ndaj Brooks në minutën e 36-të, me mesfushorin tonë që ka bërë një gjest të ngjashëm me atë të Mavraj në ndeshjen me Skocinë.

Xhaka ka fituar penalltinë të transformuar në gol nga ana e Balaj në minutën e 58-të. Ky ka qenë goli i parë nga të tanët në katër ndeshjet e fundit.

12 minuta para fundit kanë ardhur edhe protestat e yllit të Real Madrid, Gareth Bale, i cili ka kërkuar një goditje dënimi indirekte brenda zonës së rreptësisë pasi Berisha ka kapur me dorë topin e kthyer mbrapa nga mbrojtja jonë, por Jakimovski nuk ka patur të njëjtin mendim. Rreziku i fundit është krijuar nga miqtë, të cilët kanë fituar një goditje dënimi me Bale, pak metra jashtë zonës së rreptësisë. Goditja e galaktikut është ndalur nga muri, me ndeshjen që është mbyllur menjëherë pas këtij momenti.

Kjo ishte penalltia e parë pas 5 vitesh. Hera e fundit që kemi marrë nje penallti, edhe ajo e shndërruar në gol, ka qenë në 11 tetor 2013 në takimin Shqipëri-Zvicër, e përfunduar me rezultatin 1-2. Hamdi Salihi ka qenë ai që ka shënuar për tanët nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

balaj from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666